Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Dua të bëj një kurs futbolli”. Zbardhen dëshmitë e djemve të Gjergj Laçit: Mamin e rrihte me shkop, familjarët na linin ushqimet te dera

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 13:44 | Kronikë

Djali i mitur i Gjergj Laçit, të arrestuar të dielën sepse mbante të ngujuar prej gjashtë vitesh në shtëpi gruan dhe fëmijët, ka dhënë dëshmi tronditëse mbi atë që ndodhte brenda banesës së tyre në Tiranë. Prej një viti në shtëpi mungonte energjia elektrike, për shkak se familja nuk kishte para të paguante dritat.

Djali, me iniciale S.L. tregon se babai ishte kthyer nga Italia 20 vite më parë, por nuk kishte punuar kurrë në Shqipëri. Së fundmi, Laçi kishte nisur të praktikonte edhe fenë myslimane dhe shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë së Tiranës.

Djali tregon gjithashtu se i ati kishte shkëputur marrëdhëniet me të gjithë të afërmit e tij dhe të gruas. Në dëshminë rrëqethëse, i mituri thotë për hetuesit se Laçi ushtronte dhunë kundër nënës së djemve të tij duke e goditur “me shkop, shuplaka dhe grushte”. Madje mamaja i ka treguar se i ka vënë edhe thikën në fyt. Sipas dëshmisë së djalit, familja mbijetonte vetëm falë ushqimeve që u linin te dera e shtëpisë xhaxhai, gjyshi apo daja.

https://a2news.com/2022/11/07/mbante-automatik-te-koka-e-krevatit-deshmia-e-gruas-se-ngujuar-nga-burri/

Në dosjen hetimore konstatohet se dy djemtë e Laçit janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, pasi kohët e fundit nuk merrnin më as mundimin për t’i kërkuar babait që të dilnin. Djali tregon gjithashtu se babai mbante thika në brez kur qëndronte në shtëpi.

Djali tjetër i familjes, A.L., deklaron se që prej tetorit të vitit 2021 babai nuk i lejonte më të dilnin nga shtëpia. Djali gjithashtu konfirmon dhunën ndaj mamasë së tyre, por edhe ndaj tyre, kur ishin më të vegjël. Adoleshenti raportohet t’u ketë thënë hetuesve se ëndrra e tij më e madhe është “të shkoj në shkollë dhe të bëj një kurs futbolli”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë