Ish-presidenti i Koresë duhet të kthejë qentë që i dhuroi Kim Jong Un

Publikuar më: 7/11/2022, ora 18:26
127539396 mediaitem127539395.jpg

Ish-presidenti i Koresë duhet të kthejë qentë që i dhuroi Kim Jong Un

Publikuar më: 7/11/2022, ora 18:26

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in deklaron se ka në plan të heqë dorë nga dy qentë e dhuruar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Vendimi duket se është marrë për shkak të mosmarrëveshjeve midis tij dhe qeverisë aktuale se kush do të financojë kujdesin për qentë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ia dhuroi qentë zotit Moon pas një samit të mbajtur në vitin 2018.

Qentë mbetën nën kujdesin e Moon pasi ai u largua nga detyra në maj, por tani duket se duhet t’i kthehen shtetit.

Qentë e bardhë të racës Pungsan të quajtur Gomi dhe Songgang konsiderohen ligjërisht si pronë shtetërore që i përkasin presidencës.

Por zyra e zotit Moon tha se ai dëshironte të kishte kujdestarinë e tyre pasi la postin, në një lëvizje të paprecedentë.

Mediat lokale i vlerësojnë shpenzimet për mbajtjen e dy qenve në 1800 dollarë në muaj, një shifër kjo që ka hapur debat në rangjet politike dhe shoqërinë civile.