Mjeku korçar futet në primaret e PD për Bashkinë e qytetit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 15:26
Mjeku korcar futet ne primaret e PD per Bashkine e qytetit 1280x720

Mjeku korçar futet në primaret e PD për Bashkinë e qytetit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 15:26

Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjata është i pari që shpall kandidaturën. Nga grupseksionet e PD janë propozuar edhe emrat e Ledina Alollit, deputetes Eleina Qirici, Rektorit të Universitetit “Fan Noli” Dhimitri Bello dhe Irvin Bode, por deri tani asnjë tjetër nuk ka konfirmuar nëse do të jetë pjesë e garës së brendshme në PD.

Për Pogradecin emrat e propozuar nga baza janë: Genti Çela, Zihni Tollozhina, Eduart Kapri, Oligert Muçllari, Bajram Fezollari.

6 nëntori ishte afati përfundimtar për të depozituar kandidaturat për primaret e demokrateve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Për Durrësin afati është shtyrë deri më 8 nëntor. Deri tani kandidatura të mundshme janë ajo e kryetarit të degës Igli Cara dhe Ardian Mukës që kandidaoi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Për Bashkinë e Elbasanit 2 kandidaturat që pritet të prezantohen nesër janë kreu i degës, Bledi Himçi dhe ish-kryetari Aurel Bylykbashi. Gara e primareve të Tiranës njohu katër kandidatë, Belind Këlliçin, Gert Bogdanin, Ilir Alimehmetin dhe Adriana Kalanë.

Para kalimit në votën e anëtarësisë dhe simpatizantëve në selinë blu do ketë një verifikim të përmbushjes së kritereve të secilit kandidat.