“Moda” e re në Angli, hiri i të vdekurve shpërndahet në ajër me dron

Publikuar më: 7/11/2022, ora 16:06

“Moda” e re në Angli, hiri i të vdekurve shpërndahet në ajër me dron

Publikuar më: 7/11/2022, ora 16:06

Nj ish-pilot i Forcave Ajrore Britanike ka nisur një biznes të çuditshëm, por fitimprurës: të shpërndajë me dron në ajër hirin e personave të vdekur. Christopher Mace, themelues i kompanisë “Aerial Ashes”, thotë se është frymëzuar në këtë biznes ngaqë përhapte në det hirin e shokëve të ushtrisë.

Për momentin, shërbimi ofrohet vetëm në një zonë të kufizuar në Anglinë qendrore, por plani është që të zgjerohet në të gjithë ishullin, pas partneritetit me shtëpinë funerale “A.W. Lymn”. “Përhapja e hirit në ajër duket spektakolare dhe është një kujtim i mirë për familjet”, thotë Mace për BBC. “Kemi përhapur hirin e të vdekurve në kampuse universitare, lumenj dhe fusha”. “Disa nga familjarët ndihmojnë edhe në procesin e kalimit të hirit në pajisjen që lidhet me dronin. Madje disa duan edhe të mësohen me dronin në mënyrë që ta kryejnë vetë procesin e shpërndarjes së hirit.

Dronët po përdoren gjithmonë e më shumë në biznesin e shërbimeve funerale dhe njerëzve po iu ofrohet mundësia që të filmojnë nga qielli lamtumirën e fundit ndaj të dashurve të tyre. “Gjithçka nisi nga kërkesa e një familjeje”, thotë për BBC Neil Reeves, drejtori i shtëpisë funerale “A.W. Lymn”. “E kemi përdorur për disa funerale që prej atëherë. Familjarët na thonë çfarë duan, por e vetmja gjë që nuk bëjmë është filmimi me dron mbi gropën e varrit të hapur me arkivolin brenda, për respekt”.

Momenti i shpërndarjes së hirit në det. Video: “Aerial Ashes”.