Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

"Pati presion të jashtëzakonshëm", pedagogët: Bojkoti pezullohet përkohësisht

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 10:25 | Sociale
"Pati presion të jashtëzakonshëm", pedagogët:

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, njoftoi paraditen e së hënës se “protestat do të vazhdojnë në të gjitha format demokratike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor”.

“Protesta universitare kombëtare e radhës do të jetë nesër, në orën 11:00, para Korpusit”, shtoi Kovaçi.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për tërheqje, por “pati presion të jashtëzakonshëm ndaj një pjese të punonjësve që do të hynin në grevë urie, ndërsa një pjesë e profesoratit është e mendimit që nuk është momenti për të realizuar këtë akt final”.

https://a2news.com/2022/11/06/pedagoget-terhiqen-nga-bojkoti-por-vijojne-protestat/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani