Shqipëria bujqësore?! Mbi 30% e tokës ka mbetur djerrë, mosmbështetja ka demoralizuar bujqit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 19:44

Shqipëria bujqësore?! Mbi 30% e tokës ka mbetur djerrë, mosmbështetja ka demoralizuar bujqit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 19:44

Përfshirë arat, kopshtet, livadhet, lëndinat, kullotat apo moçalet, në Shqipëri ka rreth 875 mijë hektarë tokë. Nga kjo, hapësira që përmban humus e lëndë minerale, thënë ndryshe toka bujqësore, vlerësohet në gati 700 mijë hektarë.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave vitin e shkuar vetëm 420 mijë hektarë e sipërfaqes së tokës që mundëson rritjen e bimëve u kultivua.

Nga viti në vit, sipërfaqja e mbjellë me grurë, misër, tërshërë, elb apo kultura të tjera bujqësore po rrudhet, ndërsa  po zgjerohet hapësira e tokave të djerra.

Arsyet e tjera të braktisjes së tokës lidhen me mungesën infrastrukturës, fuqisë punëtore, pamundësinë për të gjetur tregje e mbi të gjitha, mbështetja e paktë nga qeveria.

Nxitur edhe nga kriza e çmimeve e varësia e lartë nga importi, qeveria ka ndërmarrë disa politika në drejtim të përkrahjes së fermerëve përfshirë dhënien e 30 mijë lekëve për çdo hektarë të mbjellë me grurë. Por edhe këtu llogaritë nuk përputhen, e bujqit e varfër nuk po rezultojnë të gatshëm ta përqafojnë nismën. Për të mbjellë një dynym me grurë nevojiten 1 mijë e 500 lekë për plugim, po aq për punimin me frezë, 3 mijë lekë për ta mbjellë e 700 lekë për farën. Dapi-i shtrenjtuar, i nevojshëm për 1 dynum grurë tashmë kushton 4 mijë e 500 lekë, ureja 6 mijë, për të shkuar më pas te korrja e transporti që e çojnë faturën totale në 20 mijë e 200 lekë për dynym.

Për të mbjellë një hektarë me grurë fermerit i duhen plotë 202 mijë lekë, apo thënë ndryshe 7-fsih më tepër nga sa qeveria i subvencionon.

Aktualisht Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët direkte për fermerët duke se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.