Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Surpriza në listën e Brazilit për Botëror, 40-vjeçari thërritet në skuadër

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 18:00 | Futboll
Surpriza në listën e Brazilit për Botëror, 40-vjeçari

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga Kupa e Botës Katar 2022, kombëtarët kanë bërë publike listën me lojtarët e thirrur për këtë botëror. Surpriza kishte tek Brazili pasi trajneri Tite, ka  thirrur Dani Alvesh qenë maj të vitit të ardhshëm mbush 40 vjeç.

Mbrojtësi veteran ka vendosur një rekord të ri për sa i përket kombëtares pasi bëhet futbollisti më i vjetër që thirret për të luajtur në një Kupë Botenga “Seleçao”.Para tij rekordin e mbante Djalma Santos në 1966, i cili ishte 37 vjeç. Sa i përket lojtarëve të tjerë, në portë japin garanci dy gardianët e Premier League, Alisson dhe Ederson.

Mbrojtja ka më së shumti emra juventin si Alex Sandro, Danilo apo Bremer. Në mesfushë veçohet Casemiro, Fabinho apo Fred. Ndërkohë dhe sulmi është i frikshëm, pasi përveç Neymar është dhe bomber i Realit, Vinicius Jr. Ka dhe emra që trajneri Tite nuk ka preferuar ti thërrasë, si Roberto Firmino, Gabriel, Cunha apo Coutinho.

Brazili mbetet një nga prtendentët për ta fituar trofeun në fund. Gjigantët e Amerikës së Jugut shkojnë në turneun e vitit si skuadra më e mirë në botë sipas renditjes ndonëse trofeu i Botërorit i mungon prej afro dy dekadash. Aventura e Brazilit në Katar do të nisë më 24 nëntor me ndeshjen e parë përballë Serbisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë