Trimat e Jutbinës, ansambli i këngëve dhe valleve rikthen heronjtë e Eposit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 17:35

Trimat e Jutbinës, ansambli i këngëve dhe valleve rikthen heronjtë e Eposit

Publikuar më: 7/11/2022, ora 17:35

Imagjinoni heronjtë e eposit, agallarët e Jutbinës, zanat dhe shumë personazhe nga tregimet e moçme shqiptare të Mitrush Kutelit, të gjithë në lëvizje të krijuara nga mjeshtri Rexhep Çeliku.

Kjo është vetëm pak nga shija e parë që mund të gjeni për dy ditë në Teatrin e Operës dhe Baletit. Sepse vepra “Trimat e Jutbinës” rikthehen. Muzika dhe regjia e kësaj shfaqjeje vjen si koncept i Genti Drugës.

Koreografia e krijuar nga Rexhep Çeliku, Genc Kastrati e Jera Çurçia do të interpretohen nga trupa e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, që këtë nëntor feston edhe65-vjetorin e vet.

Shfaqja me libret të Petrit rukës dhe ilustrimet e Gazmend Lekës do të ngjitet në skenë në datat 9 dhe 10 nëntor në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.