Turqia kap një ndër 45 kriminelët më të kërkuar në Europë

Publikuar më: 7/11/2022, ora 18:41
3238517 zeljkobojanicistanbul share 1080x720

Turqia kap një ndër 45 kriminelët më të kërkuar në Europë

Publikuar më: 7/11/2022, ora 18:41

Autoritetet turke bëjnë me dije se kanë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar të dielën, Zeljko Bojaniç, drejtuesin e grupit kriminal “Kavaç”.

Për Bojaniç kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërkohë që ai u gjet i fshehur në një lagje të Stambollit, ku strehohej prej disa kohësh me identitet të rremë.

Klani “Kavaç” konsiderohet si një ndër bandat më të rrezikshme në Ballkani. Së fundmi, anëtarët e tij u akuzuan për vrasjen e bosit të grupit rival “Skaljari”, Jovan Vukotiç në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin “Boris”, ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false.