Vuçiç nuk do shqiptarë në Veri: KFOR dhe EULEX të bëjnë punën e policisë, në të kundërt mund të kemi katastrofë

Publikuar më: 7/11/2022, ora 09:44
VUCIC VERIU 7 NENTOR frame 1085 1280x720

Vuçiç nuk do shqiptarë në Veri: KFOR dhe EULEX të bëjnë punën e policisë, në të kundërt mund të kemi katastrofë

Publikuar më: 7/11/2022, ora 09:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se shpreson që KFOR dhe EULEX të kryejnë punën e policisë në veriun e Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjithë institucionet e vendit. Në të kundërtën, paralajmëron ai, situata mund të përshkallëzojë në katastrofë.

“Mendoj se diçka e tillë do të kontribuojë në paqe. Nëse amerikanët mendojnë që këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, e diçka e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, frikësohem se kjo situatë mund të çojë në katastrofë”, tha Vuçiç për mediat e vendit të tij.

Presidenti i Serbisë shtoi gjithashtu se shpreson që NATO-ja do të parandalojë ndonjë vendim të mundshëm të Kosovës për dërgimin e njësive speciale në Veri, ndërsa theksoi se Beogradi duhet të veprojë me përgjegjësi përballë atij që e quajti moment jo të lehtë. “Është e rëndësishme të sillemi me seriozitet dhe përgjegjësi. Po flasim për ndryshime të mëdha politike, gati tektonike”, tha ai.

Pas 10 vitesh serbët vendosën të largohen nga institucionet e Prishtinës. Sipas Vuçiç, përfaqësues amerikanë dhe europianë i kishin premtuar se do të të merreshin ata me Kurtin, në mënyrë qe vendimi i Prishtinës për targat të shtyhej me një vit, por kjo nuk kishte ndodhur. Ai ka thënë se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, derisa të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.