Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, çfarë është në lojë dhe parashikimet për rezultatin

Publikuar më: 7/11/2022, ora 17:12

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, çfarë është në lojë dhe parashikimet për rezultatin

Publikuar më: 7/11/2022, ora 17:12

Nuk garohet për president, por Joe Biden dhe Donald Trump e kanë kthyer në një garë personale. Fushata për zgjedhjet e mesmandatit ka arritur në ditën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me republikanët dhe demokratët që bëjnë tubimet e fundit përpara votës për rinovimin e Kongresit.

Për shumë amerikanë, ky është shansi i tyre i parë për të vlerësuar punën e Biden dhe të partisë së tij.

“Këto zgjedhje nuk janë një referendum. Është një zgjedhje mes dy vizioneve komplet të ndryshme për Amerikën”, u shpreh Biden.

Mes shumë zyrtarëve dhe emrave të njohur, në terren zbritën dhe dy ish presidentë, Barack Obama për Biden dhe Bill Clinton për republikanët e Trump. Katër janë shtetet që po marrin vëmendjen kryesore, të cilat rezultuan vendimtare në fitoren e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës: Arizona, Winsconsin, Georgia dhe Pennsylvania.

“Vetë demokracia është në lojë. Çmimi është tepër i lartë”, deklaroi ish-presidenti Obama.

Trump po vlerëson mundësitë që do ketë nëse garon në 2024 për president.

Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve po shohin vetëm aspektin ekonomik për të bërë zgjedhjen e tyre politike. Demokratët përdorën raportin e fundit të punësimit që konfirmoi se niveli i papunësisë është më i ulëti në 50 vitet e fundit, një shenjë që politikat e tyre ekonomike po funksionojnë. Republikanët përdorin inflacionin.