Aksidentohet punëtori i një guroreje në Kolonjë, në gjendje të rëndë

Publikuar më: 8/11/2022, ora 10:52
gurore 1280x720

Aksidentohet punëtori i një guroreje në Kolonjë, në gjendje të rëndë

Publikuar më: 8/11/2022, ora 10:52

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar, paraditen e sotme, në Kolonjë. Mësohet se punëtori i një guroreje në Kolonjë është aksidentuar rëndë në guroren e fshatit Vodicë.

I dëmtuari ka plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Nga të dhënat e para, mësohet se të plagosurin e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.