Balluku: Fasha 800 KW nuk do të aplikohet as në nëntor

Publikuar më: 8/11/2022, ora 17:38
belinda balluku 1149x720

Balluku: Fasha 800 KW nuk do të aplikohet as në nëntor

Publikuar më: 8/11/2022, ora 17:38

Qeveria nuk do ta aplikojë as në nëntor fashën 800 KW në faturat e energjisë elektrike.

Pohimi erdhi nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila pohoi se shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor, parashikimet e motit me reshje në vijim, si dhe rënia në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë janë faktorët që kanë bërë të mundur këtë vendim.

“Nga situata ekzistuese kemi vërejtur disa komponentë, disa që janë pozitiv dhe disa të tjerë që nuk sollën atë që ne prisnim. Në radhë të parë unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe të gjithë bizneset, të cilët kanë adresuar thirrjen tonë për ulje të konsumit të energjisë. Në përfundim të muajit tetor të gjitha shifrat tregojnë se në Republikën e Shqipërisë konsumi i energjisë krahasuar me një vit më parë është 7% më pak dhe kjo është një shifër shumë e rëndësishme.

Ne e kemi nisur duke dhënë shembullin tonë. E kemi nisur nga administrata, duke vendosur një target 15% ulje të konsumit vjetor krahasuar me një vit më parë dhe kjo është adresim i direktivës së Bashkimit Europian. Të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore kanë marrë masa përmes administratorëve të energjisë për të ulur konsumin dhe pas një analize që ne do të bëjmë pas datës 12 nëntor do t’ju themi publikisht se cilat ndërmarrje kanë arritur të kapin tragetin dhe cilat kanë arritur të shkojnë edhe përtej targetit. Megjithatë të gjithë së bashku ne kemi kursyer 7% të konsumit vendor të energjisë dhe kjo është një shifër për tu përshëndetur që na jep edhe ne mundësinë që të rishikojmë çështjen e fashës.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që kemi pritur reshje këtë fundjavë, por të cilat kanë qenë të pakonsiderueshme përsa i përket kaskadës së Drinit. Ka pasur reshje në vende të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, sidomos në jug dhe juglindje, por në zonën e veriut reshjet kanë qenë të pakta. Megjithatë sipas të dhënave që ne kemi presim që të ketë evente meterologjike në zonën e interesit, në kaskadën e Drinit, por sigurisht edhe prurje nga Maqedonia e Veriut pas datës 13 nëntor”, tha Balluku.

Kjo është hera e dytë që qeveria shtyn aplikimin. Fasha ishte parashikuar të aplikohej edhe më 1 tetor, por u shty për të njëjtat arsye.

🟢LAJM I MIRË 🇦🇱Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë⚡️💡

🟢LAJM I MIRË🇦🇱Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë⚡️💡Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë😊Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI🤝Kursim – Kursim – Kursim🙏#TëBashkuarJoTëNdarë🫶 #ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️

Posted by Edi Rama on Tuesday, November 8, 2022