Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ish-trajneri i Milanit, kandidat për stolin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 16:01 | Futboll
Ish-trajneri i Milanit, kandidat për stolin e Shqipërisë

Një tjetër italian kandidat për stolin e Kombëtares. Pas Di Biaggio-s, tani në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur, Marco Giampaolo. 55-vjeçari është një preferencë e vjetër në federatën e futbollit.

Madje, në vitin 2017, kur Gianni De Biasi u largua nga stoli i Shqipërisë, Giampaolo ishte mes alternativave në listën e vogël të FSHF për t’i besuar stolin. Në atë rast akordi nuk u arrit dhe në krye të Kombëtares u emërua Panuçi.

Tashmë tekniku italian është rikthyer të jetë përsëri kandidat, dhe gjasat që marrëveshja të arrihet janë të larta. Kjo edhe për faktin se Giampaolo sapo është larguar nga detyra e trajnerit të Sampdorias dhe aktualisht nuk ka asnjë angazhim.

Në karrierën e tij, ai ka drejtuar skuadra të rëndësishme, si Empoli, Torino, Cagliari e Brescia, por detyra më e rëndësishme ka qenë te Milani në vitin 2019. Gjithsesi, aventura e tij në stolin e djallit ishte e pafat dhe u shkarkua pas vetëm 7 ndeshjeve të Serie A, ku regjistroi 3 fitore dhe 4 humbje.

Për momentin, Edy Reja mbetet në krye të Kombëtares edhe për miqësoret me Italinë dhe Armeninë. Në fund të muajit nëntor, italianit i përfundon kontrata dhe ai pritet të largohet, duke i hapur rrugën edhe emërimit të pasardhësit në stolin kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë