Ish-zyrtarja serbe në Kosovë: Nëse nuk jep dorëheqjen, të djegin makinën

Publikuar më: 8/11/2022, ora 16:21
1667898435 1080x720

Ish-zyrtarja serbe në Kosovë: Nëse nuk jep dorëheqjen, të djegin makinën

Publikuar më: 8/11/2022, ora 16:21

Një ish-punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë tha se ishte detyruar të dorëhiqej, pas 20 vitesh shërbimi. Për Radion Evropa e Lirë, ish-zyrtarja konfirmon se gjithçka udhëhiqet nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, dhe aspak në mënyrë vullnetare.

“Ata të gjithë thonë ‘nuk e ke me detyrim’, por ti e di se detyrohesh. Nëse nuk nënshkruan, do të t’i vënë zjarrin makinës ose mund të të bëjnë çdo gjë”, shprehet ish punonjësja e gjykatës së Mitrovicës, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie. Gjithashtu shton se askush nuk ka një plan se si rregullohet kjo situatë.

E ndërkohë, një tjetër automjet është djegur në Zveçan, në veri të Kosovës. Policia njofton se makina ishte në pronësi të një gruaje nga komuniteti serb, e cila kishte ndërruar targat e vjetra në RKS.