Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 3 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 18:37 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 3 të shtruar në spital

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 628 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm 13 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                13

Të shëruar në 24 orë             38

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       628

Testime totale                   2,000,550

Raste pozitive                      331,944

Raste të shëruara                  328,167

Raste Aktive                             184

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    134

Fier                           15

Vlorë                         14

Gjirokastër                7

Durrës                     4

Berat                           4

Elbasan                   3

Shkodër                 2

Lezhë.                     1

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani