Lëvizja e re e pedagogëve, reformë, rritje buxheti dhe tarifa të ulura për studentët

Publikuar më: 8/11/2022, ora 16:38

Lëvizja e re e pedagogëve, reformë, rritje buxheti dhe tarifa të ulura për studentët

Publikuar më: 8/11/2022, ora 16:38

Një tjetër formë dhe mënyrë do të ketë tashmë protesta e pedagogëve. Në këtë lëvizje, theksin e vunë më shumë te nevoja për reformim të universiteteve publike se sa te paga.

Në daljen e tyre të radhës, sindikata e punonjësve të universiteteve i kërkoi qeverisë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ndërsa theksuan se rritja 8% nga  të ardhurat dytësore e të larta duhet të shtrihen në çdo universitet dhe të përfshijë stafet ndihmëse dhe administratën.

Ndryshe nga faza e parë e protestës në këtë të dytën, pedagogët kanë përfshirë edhe studentët.  Kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit për ta, ashtu si studentët në Kosovë.

Sot, studentët në Kosovë paguajnë rreth 50 euro tarifën vjetore të shkollimit, ndërsa në universitete publike në Shqipëri kjo shifër është 7 deri 8 herë më e lartë.

Ndërkohë pedagogët protestues deklaruan se do të krijojnë një forum akademik nga reforma në universitete në funksion të një arsimi cilësor dhe transparent.