Përleshje mes bandave në burgun e Ekuadorit, vriten 5 të dënuar

Publikuar më: 8/11/2022, ora 10:21
08 13 1081x720

Përleshje mes bandave në burgun e Ekuadorit, vriten 5 të dënuar

Publikuar më: 8/11/2022, ora 10:21

Pesë të burgosur kanë mbetur të vrarë në një përleshje bandash në një burg të Quito-s në Ekuador. Këtë e ka bërë të ditur komandanti i policisë së kryeqytetit ekuadorian, gjenerali Victor Herrera, duke shtuar se viktimat janë goditur me thikë.

Në përleshjen në këtë burg, mbetën të plagosur edhe pesë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Në këtë burg strehohen rreth 1300 të burgosur.

Burgjet e Quito-s i kishin shpëtuar deri më tani përleshjeve të dhunshme të bandave që kanë regjistruar gati 400 viktima në Ekuador që nga shkurti 2021.