Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Publikohet videoja e re e ribashkimit të Spice Girls

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 10:40 | Showbiz

Prej kohësh është folur për ribashkimin e shumëpritur të Spice Girls, grupi ikonë i viteve '90 i përbërë nga Geri Halliwell, Victoria Beckham, Emma Bunton, Mel C dhe Mel B. Edhe pse kohët e fundit nuk ka pasur mundësi t'i shohim së bashku në skenë, këto ditë qarkullon një video që i sheh ato të ribashkuara duke kënduar një nga hitet e tyre “Say You'll Be There”.

Të pesta u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Ginger Spice, Geri Halliwell. Këngëtarja mbushi 50 vjeç në gusht dhe e kishte planifikuar festën për në shtator, por e shtyu për në nëntor për të respektuar periudhën e zisë për vdekjen e mbretëreshës. Festa u mbajt gjatë fundjavës së 5 nëntorit në vilën luksoze që Halliwell ndan me bashkëshortin e saj Christian Horner, në Oxfordshire. Në festë ishin rreth 160 të ftuar dhe sigurisht që nuk mund të mungonin mikeshat e jetës.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, të gjitha ishin në festë: Victoria Beckham, Emma Bunton, Mel C dhe Mel B. Edhe nëse në fotot e përfunduara në rrjetet sociale ato nuk shihen kurrë plotësisht të bashkuara, Spice Girls na dhanë një shije nostalgjie me një video që shumë shpejt u bë virale dhe u nda nga këngëtari Rylan. Në video, Victoria Beckham, Emma Bunton dhe Geri Halliwell shihen duke kënduar hitin e tyre të vitit 1996, “Say You'll Be There” dhe shkojnë së bashku në pistën e kërcimit.

https://www.instagram.com/reel/CkpTi7CgfzN/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Ndërkohë Victoria Beckham nuk e ka humbur rastin të ndajë disa foto nga festa në Instagram, ku stilistja pozon me Emma Burton dhe Melanie C, ndërsa të treja veshin fustane të zeza dhe buzëqeshin në një pozë që tregon se shpirti i Spice Girls nuk është zbehur kurrë.

https://www.instagram.com/p/CkoQepToQ8A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae1b055d-da80-4892-b2b3-b4bdc12cf85e

A2 CNN Livestream

Dita jonë