Alarmi fals për bombë në gjykatë, identifikohet telefonuesi

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:43
gjykata e apelit tirane 1280x640

Alarmi fals për bombë në gjykatë, identifikohet telefonuesi

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:43

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar dhe proceduar penalisht shtetasin që telefonoi për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit, pa specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli.

Në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive, ndërsa 47-vjeçari me inicialet J.K., sipas policisë, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.

Policia njofton se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K. të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.