Alqi Bllako kthehet në burg

Publikuar më: 9/11/2022, ora 10:23

Alqi Bllako kthehet në burg

Publikuar më: 9/11/2022, ora 10:23

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, rikthehet në burg. Kështu vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila pranoi ankimimin e SPAK ndaj vendimit të Shkallës së Parë për ta kaluar Bllakon në “arrest shtëpie”.

Alqi Bllako duke hyrë në godinën e Gjykatës së Posaçme.

Pala mbrojtëse pretendonte se lehtësimi i masës së sigurisë ishte i drejtë pasi SPAK-u kishte ezauruar të gjitha veprimet hetimore dhe se ish-deputeti nuk kishte rrezikshmëri shoqërore, as mundësi të dëmtonte provat, apo t’i shmangej hetimit. Ndër argumentet e paraqitura në seancën e 6 tetorit, kur u vendos edhe kalimi i Bllakos në “arrest shtëpie”, ishin paraqitur edhe rrethanat familjare të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nevoja e tij si kryefamiljar në përkujdesjen e tre fëmijëve të mitur. 

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos në fund të muajit mars të këtij vit, pas dyshimeve ndaj tij për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës” gjatë procedurës tenderurese për inceneratorin e Fierit. Prokuoria pretendon se nga hetimet rezulton që, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, pak orë pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për ta arrestuar. Sipas SPAK, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me llojin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori, duke mashtruar Këshillin e Ministrave, si edhe ka përfituar ryshfet për favorizim të paligjshëm të kompanisë koncensionare.