Berisha për Portin e Durrësit: Aferë e Ramës me Vuçiçin dhe Lukashenkon

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:57

Berisha për Portin e Durrësit: Aferë e Ramës me Vuçiçin dhe Lukashenkon

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:57

Sali Berisha denoncoi jashtë sallës së Kuvendit marrëveshjen për Portin e Durrësit të cilën e quajti një aferë korruptive. “Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos. Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd. Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës. Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç”, tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit.

Sipas Berishës, kjo tregon lidhjet e Edi Ramës, që sipas kreut të PD-së, “ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vjedh me Vuçiç”.

“Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumë miliardëshe të Portit të Durrësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë”, shtoi Berisha