Drejt rënies? Elon Musk shet 4 miliardë dollarë aksione të Teslës

Publikuar më: 9/11/2022, ora 07:29
MUSK TESLA frame 12 1280x720

Drejt rënies? Elon Musk shet 4 miliardë dollarë aksione të Teslës

Publikuar më: 9/11/2022, ora 07:29

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë 3.95 miliardë dollarë.

Lajmi vjen më pak se dy javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitter-it prej 44 miliardë dollarësh.

Çmimi i aksionit të Teslas ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti. Tesla po tërheq pak më shumë se 40.000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre.

Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë aksionet në Twitter.

Arsyeja e shitjeve të fundit, të cilat u zhvilluan javën e fundit, nuk është bërë ende e ditur. Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Teslas në prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.