Festë në disko pas humbjes ndaj Juves, ylli i skuadrës acaron Interin

Publikuar më: 9/11/2022, ora 16:25

Festë në disko pas humbjes ndaj Juves, ylli i skuadrës acaron Interin

Publikuar më: 9/11/2022, ora 16:25

Pas humbjes 2-0 ndaj rivalëve të përjetshëm të Juventusit, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit, Lautaro Martinez, e pa të arsyeshme që të festojë në diskotekë.

Sulmuesi argjentinas, i cili la shumë për të dëshiruar me paraqitjen e tij në Torino, shkoi në disko për ditëlindjen e partneres së tij, Agustina Gandolfo.

Sipas mediave sportive italiane, një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak klubit zikaltër, sidomos fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale nga kjo festë.

“Corriere dello Sport” publikon se Lautaro është thirrur nga drejtuesit për t’u qortuar dhe me shumë mundësi do të gjobitet.