Gjuha fyese e Ramës në Kuvend, Sula: Kryeministri nën presion se u kthye në burg Alqi Bllako

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:27

Gjuha fyese e Ramës në Kuvend, Sula: Kryeministri nën presion se u kthye në burg Alqi Bllako

Publikuar më: 9/11/2022, ora 13:27

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i është përgjigjur gjuhës fyese të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur e quajti atë gjeldeti i Peqinit. Në një lidhje direkte me studion e Ditari në A2 CNN, ai tha se kryeministri Rama fyen dhe përdor fjalor rruge kur është nën presion dhe këtë herë sipas tij, ishte nën presion pasi ish-deputeti Bllako u kthye në burg. Sula theksoi se në burg është krijuar një grup i PS-së ndërsa priten edhe të tjerë. Ai inkurajoi dhe shprehu mbështetjen për të gjithë prokurorët për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar.

“Më vjen keq për të gjithë shqiptarët që kanë në krye një kryeministër që ka një gjuhë fyese e intimiduese dhe sjellje që nuk i shkon për shtat kryeministrit të një vendi. Kryeministri kur ndihet në siklet e presion, vetëm fyen dhe përdor fjalor rruge. Dalja e kryeministrit pas fjalës së Alibeajt ishte për të ardhur keq dhe unë ndjej keqardhje për kryeministrin tim dhe them; Zot fale se nuk di ç’bën. Kryeministri ishte në presion se ishte kthyer në burg ish-deputeti Bllako dhe nuk po i shkojnë për shtat ngjarjet e fundit. Në burg është krijuar një grup i PS-së dhe priten të tjerë. Të gjithë ata që kanë abuzuar do të jenë para drejtësisë dhe unë inkurajoj prokurorët që janë në vështirësi e presion. Unë sa të kem frymë do t’i mbështes”.