Interi “nxjerr inatin” me Bologna-n, i shënon 6 gola

Publikuar më: 9/11/2022, ora 23:07
becf6ac7c669399305f7e78e06c25e2do2

Interi “nxjerr inatin” me Bologna-n, i shënon 6 gola

Publikuar më: 9/11/2022, ora 23:07

Pasi u mposht nga Juventusi vetëm 3 ditë më parë, Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke triumfuar 6-1 në San Siro ndaj Bologna-s.

Zikaltrit u ndëshkuan në minutën e 22-të nga Lykogiannis, por avantazhi i miqve zgjati vetëm 4 minuta, pasi më tej gjithçka foli për skuadrën e Inzaghi-t. Dzeko, Dimarco e Martinez realizuan 3 gola që në pjesën e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë realizuan edhe Calhanoglu, Gosens e sërish Dimarco. Minuta në fund pati edhe për Asllanin, i cili arriti të godiste edhe shtyllën, duke mos arritur të realizojë golin e parë në Serie A me bluzën e Interit.

Në ndeshjet e tjera të së mërkurës, Fiorentina mposhti 2-1 Salernitanën, Torino fitoi 2-0 me Sampdorian. Më herët, Roma u ndal në barazim 1-1 nga Sassuolo, ndërsa Lecce bëri surprizën duke fituar 2-1 me Atalanta-n.