Lajmi më i keq për Sadio Mane

Publikuar më: 9/11/2022, ora 11:35
sadio mane

Lajmi më i keq për Sadio Mane

Publikuar më: 9/11/2022, ora 11:35

Sadio Mane nuk do të udhëtojë në Katar për të luajtur Botërorin.

“L’Equipe” ka konfirmuar se sulmuesi i Bayern Munchen ka pësuar një dëmtim më të rëndë sesa mendohej, gjatë ndeshje së djeshme kundër Werder Bremen.

Futbollisti senegalez kërkoi zëvendësim që në minutën e 20 të ndeshjes, për një shqetësim në gju. Fillimisht, u mendua se nuk e rrezikonte Botërorin, por vizitat e sotme treguan se koha e rekuperimit do të jetë e gjatë.

Të premten do të publikohet lista e lojtarëve të Senegalit, ku Sadio Mane nuk do të jetë.