Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lotaria shënon rekord botëror, një person i vetëm fiton shumën më të lartë të historisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 11:32 | Lifestyle

Altadena është një qytezë periferike e Kalifornisë, praktikisht pjesa malore e Pasadena. Një komunitet me rreth 40 mijë banorë, që nuk shquheshin praktikisht për asgjë, deri më sot.

Por kjo qytezë tashmë është në gojën e të gjithë amerikanëve, dhe jo vetëm atyre, sepse një anonim ka pasur fatin të fitonte shumën më të madhe të fituar ndonjëherë në histori nga një lotari, jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën, plot 2 miliardë dollarë.  

Pas 40 javësh rresht që lotaria e njohur Superball nuk jepte asnjë fitues, anonimi fatlum pa numrat e zgjedhur prej tij, 10, 33, 41, 47, 56 dhe sërish 10. Mundësitë statistikore ishin një në 292 milionë, dhe anonimi i ka kapur me një biletë të thjeshtë me vlerë 2 dollarë.

Tani fituesi rekordmen do të vihet përballë një zgjedhjeje që secili prej nesh do të donte. Ai mund të zgjedhë të paguhet në 29 këste vjetore, praktikisht një “rrogë” rreth 69 milionë dollarë në vit, ose mund të zgjedhë të marrë direkt shumën e reduktuar, por gjithsesi përrallore që shkon pothuajse në 998 milionë dollarë.  

Nuk flitet për fitim neto, natyrisht. Në qoftë se për shembull, fituesi pranon opsionin e dytë, Agjencia e Tatimeve federale të SHBA (IRS), do t’i heqë atij rreth 390 milionë dollarë, diçka më pak nëse pjesë të fitimit e shpenzon në vepra bamirësie.

Përtej taksave federale, çdo shtet amerikan ka taksat e veta, që shkojnë deri në 10%, por fatmirësisht në Kaliforni taksat për lotaritë është 0, çka do të thotë që fituesi nuk do të jetë miliarder, siç po reklamohet në dyqanin ku ka blerë biletën, por sërish do të shijojë gjatë gjithë jetës rreth 629 milionë dollarë.

Nga këto, Joseph Chahayed, pronari i dyqanit në fjalë, shpreson të marrë diçka, qoftë edhe një grimcë të atij mali me para.

A2 CNN Livestream

Dita jonë