Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Negociatat dështuan, por mes grupit “Alibeaj”, ende shpresohet për bashkim

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 17:16 | Politikë
Negociatat dështuan, por mes grupit “Alibeaj”, ende shpresohet

Peqini është një prej bashkive që nuk ka pyetur se si është atmosferta në qendrën e demokratëve.

“Me një kandidat të përbashkët do të jemi në Peqin. Dhe po ju them që kandidati i Peqinit do të jenë nga ana e Komisionit të Rithemelimit sepse kemi rënë në një konsensus të përbashkët që të mbështesim një kandidat. Janë dy kandidatë që pretendojnë dhe kushdo që të dalë, ne do ta mbështesim”, u shpreh deputeti demokrat.

Por Dashnor Sula nuk është i vetmi që mendon kështu. I rreshtuar me Lulzim Bashën e tashmë në grupimin Alibeaj, deputeti Lefter Gështenja disa herë ka tentuar që palët në PD të ulen mes tyre dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, çka nuk u arrit as në atë që ngjau si përpjekja më serioze: negociatat mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit.

Por për Lefter Gështenjën ka ende mundësi që bisedimet të rinisin. Ai beson se dalja me një kandidaturë të përbashkët është e vetmja rrugë për shmangien e një 6 marsi të dytë.

“Ne jemi të dënuar të dalim me një kandidat, për hir të demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk janë mbyllur të gjitha rrugët, shtigjet që e gjithë opozita të dalë me një kandidat, të gjenden mënyra zgjidhjeje. Nëse ne nuk tolerojmë njëri-tjetrin, atëherë i bindur që shkojmë drejt një 6 marsi të dytë dhe kjo nuk dëmton vetëm PD”, tha Gështenja.

Kjo shpresë qëndron sipas tij edhe pse pas dështimit të negociatave, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në mënyrë unanime grupi i deputetëve të tij vendosi futjen në zgjedhje si Parti Demokratike.

Një mbledhje Kryesie në Tiranë me kuorum të diskutueshëm dhe një mbledhje kolegji kryetarësh, ishin dy hapa të tjerë që sollën një tjetër lëvizje që konfirmonte se demokratët nuk bashkohen. Alibeaj u kërkoi krerëve të degëve që e mbështesin, të nisin riorganizimin e partisë. Për këtë lëvizje deputeti Gështenja ka këtë argument.

“Jo sot në zgjedhje vendore, por edhe nesër kemi nevojë për çdo votë, ju kujtoj rastin e Tiranës që u fitua me 10 vota. Nuk e kemi luksin për të humbur vota në asnjë strukturë drejtuese”, përfundoi deputeti.

A2 CNN ka mësuar se ka dhe të tjerë deputetë brenda grupimit Alibeaj që nuk janë dakort që PD të dalë me dy kandidatë ne zgjedhjet vendore te 14 majit 2023, duke besuar se ka ende kohë për një gjuhë bashkëpunimi nga qendra në bazë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë