Nga zgjedhjet amerikane del në pah një kundërshtar i brendshëm për Trump  

Publikuar më: 9/11/2022, ora 12:51
ron destantis trump speech

Nga zgjedhjet amerikane del në pah një kundërshtar i brendshëm për Trump  

Publikuar më: 9/11/2022, ora 12:51

Ndërkohë që rezultatet në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA nuk janë ende përfundimtare, por duket sikur kanë shmangur “valën e kuqe” republikane që parashikohej nga sondazhet, disa gjëra janë të qarta në kampin e partisë konservatore.   

Ndërkohë që republikanët kanë humbur një shtet të rëndësishëm si Pensilvania, ata fituan bindshëm në një tjetër shtet kyç gjatë zgjedhjeve presidenciale, Florida.

Në atë shtet, të karakterizuar nga prania dominuese e popullsisë hispanike, italoamerikani Ronald De Santis triumfoi me 15 pikë diferencë ndaj rivalit demokrat Charlie Crist në postin e guvernatorit.

Një fitore rekord që tregon edhe për një trend shqetësues për demokratët, tendenca gjithmonë e më shumë drejt të djathtës të atij komuniteti, që nga Florida mund të ndikojë edhe shtetet e tjera.

Sondazhet për primaret republikane shohin Trump si favotit. Burim: Morning Consult

Por fitorja e De Santis shqetëson personalisht edhe Donald Trump. Ish-presidenti amerikan pritet të zyrtarizojë më 15 nëntor kandidaturën e tij në primaret republikane, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai është dukshëm favorit, sipas të gjithë sondazheve.

Guvernatori i Florides De Santis ka qenë një talent i bejsbollit universitar

Sipas njërit prej tyre, të organizuar në qershor nga Morning Consult, miliarderi njujorkez do të fitonte bindshëm me rreth 53% të votave kundrejt kandidatëve të tjerë, por kandidati i dytë më i votuar është pikërisht guvernatori i Floridës, dhe fitorja e këtyre orëve mund të rrisë popullaritetin e tij në rang kombëtar përtej pritshmërive, veçanërisht te republikanët që nuk kanë “gëlltitur” asnjëherë ekseset e ish-presidentit.

Në fakt, vetë De Santis ka kaluar nga pozicione të moderuara në të tjera që i ngjasojnë programit të lëvizjes MAGA (Make Amerika Great Again) të promovuar nga Trump. Nga politikat kundër abortit, tek ato pro familjes tradicionale që kanë çuar në miratimin e ligjit të njohur në opinionin publik si “ Don’t say Gay”, me të cilin pengohet në shkollat publike fillore të Floridës përballja me temat e identitetit seksual.  

De Santis në forcat speciale Navy Seal në Irak

Edhe pse në dukje marrëdhëniet midis De Sanctis dhe Trump kanë qenë të mira, burime të shumta tregojnë për diferenca të dukshme mes të dyve. Fitorja e postit të guvernatorit mund ta tërheqin De Sanctis nga vullneti për t’u kandiduar për primaret, por deri më tani ai nuk ka folur për këtë, edhe pas fitores në zgjedhje, ku Trump priste një vendim të tillë.

Përballja me Trump nuk do të ishte e lehtë, por ata që e njohin De Santis thonë se gabimi më i madh është të nënvlerësosh 44-vjeçarin që ka shkëlqyer kudo ku ka garuar, i diplomuar me nota maksimale në Yale dhe Harvard, talent i bejsbollit në universitet, medalje nderi në forcat speciale Navy Seal në Irak.