Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pastroi 400 milionë dollarë, jepet dënimi për "influencerin" mashtrues

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 13:09 | Lifestyle

Një “influencer” nigerian është dënuar me 11 vite burg për mashtrim financiar dhe pastrim parash.

40-vjeçari Ramon Abbas, i cili njihet në rrjetet sociale si Ray Hushpuppi, postonte foto me makina luksoze, nëpër avionë privatë dhe me veshje të shtrenjta. Pikërisht nga këto foto, FBI arriti ta arrestonte në Dubai, si pjesë e një mashtrimi kibernetik prej rreth 400 milionë dollarësh.

Në Instagram ai prezantohej si një agjent imobiliar, por federalët mendojnë se pasuria e tij ka ardhur si pasojë e një skeme hakerimi, prej së cilës ka vjedhur miliona dollarë nga kompani të mëdha amerikane dhe evropiane.

Postimet e tij ekstravagante lanë gjurmë digjitale që hetuesit i përdorën për të lidhur nigerianin me krimet kibernetike. FBI përdori të dhënat në profilin e tij në Instagram për t’i lidhur me transaksione në shuma të mëdha me njerëz që FBI mendon se janë bashkëpunëtorët e tij.

Edhe të dhënat në Snapchat i dhanë FBI-së informacion për të konfirmuar identitetin e tij, adresën dhe komunikimet me persona të tjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë