Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Projektbuxheti 2023, mbrojtja e familjeve nga kriza përplas qeverinë me opozitën

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 16:50 | Ekonomi
Projektbuxheti 2023, mbrojtja e familjeve nga kriza përplas qeverinë

Një buxhet që mbron dhe s’mbron nga kriza, në varësi të cilës palë në parlament pyet, edhe pse i fryrë nga taksat shtesë që do të paguajnë vitin tjetër familjet dhe bizneset shqiptare.

Çmimi i energjisë është elementi kryesor i mburojës sociale sipas kryeministrit Rama, por sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, është thjesht justifikimi për faktin që nuk ka asnjë mbështetje.

Ministrja e Financave i konsideroi gënjeshtra interpretimet e shifrave të bëra nga opozita. Sipas saj, qeveria është treguar e kujdesshme në hartimin e buxhetit, për t’i bërë ballë të papriturave.

Opozita sulmoi gjithashtu shifrat e borxhit publik, ku nuk llogariten detyrimet e arbitrazhit dhe gjykatave, pagesat e kontratave PPP dhe borxhi i institucioneve ndaj kompanive të energjisë elektrike.
Kryeministri ndërkohë prezantoi disa masa shtesë sociale që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër.

Qeveria u zotua të krijojë edhe programin e garancisë rinore, për punësimin e të diplomuarve, rritjen e fondit për skemën e rimbursimit të barnave, si dhe një program kuotash ushqimore dhe financiare për nxënësit me nevoja të veçanta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani