Rama akuzon PD-në: U paguat nga rusët për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj

Publikuar më: 9/11/2022, ora 10:45
rama 1 1280x720

Rama akuzon PD-në: U paguat nga rusët për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj

Publikuar më: 9/11/2022, ora 10:45

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Parlamentit, akuzoi Partinë Demokratike se është paguar nga Rusia për të rrëzuar qeverinë.

“Po të kishit ju fytyrë, nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Juve mirë që nuk keni ditur çfarë keni bërë, por edhe sot nuk dini çfarë flisni. Pse duheshin derdhur paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj? Për ta bërë Shqipërinë më të drejtë? Deri dje mund ta thonit që nuk i keni marrë ato para, por tani, kur është raporti i CIA-s që e thotë, ju nuk keni gojë të flisni se çfarë do të bëhet me vendin tonë e kush do të investojë në vendin tonë”, tha Rama.

Akuzat erdhën pas diskutimeve për buxhetin e vitit 2023 dhe investimit në Portin e Durrësit. Sipas kryeministrit, “po bëhet një investim që nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në Mesdhe”.

“Këtu u fut me procedurë të përshpejtuar projektligji.E futëm në procedurë të përshpejtuar sepse kështu donim ne, nuk kemi kohë për të humbur, kemi mbi një vit që po negociojmë kontratën. Por, ju jeni ca të mbaruar dhe të pafytyrë. Nuk keni as fe, as atdhe, pasi merrni nëpër gojë dhe akuzoni për aferë një kompani nga më të mëdhatë e botës”, tha Rama.