Tabutë e thyera të “mesit të mandatit”, kush janë kandidatët që po shkruajnë historinë në SHBA

Publikuar më: 9/11/2022, ora 16:54

Tabutë e thyera të “mesit të mandatit”, kush janë kandidatët që po shkruajnë historinë në SHBA

Publikuar më: 9/11/2022, ora 16:54

Të gjitha fitoret janë të veçanta… por disa prej tyre po shkruajnë historinë në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katie Britt është gruaja e parë që do të përfaqësojë shtetin e Alabamës në Senat. Pasi zëvendësoi Richard Shelby, republikanin që doli në pension, mundi rivalin demokrat Will Boyd për të siguruar karriken e saj. Risi edhe në shtetin e Floridës.

Në Distriktin e 10 ka triumfuar demokrati Maxwell Frost, vetëm 25 vjeç. Ai është i pari me origjinë afro-kubane që zgjidhet dhe i pari i gjeneratës Z që do të shërbejë në kongresin amerikan. Atij pritet që t’i bashkohet dhe republikania, Karoline Leavitt, po 25 vjeç nga Neë Hampshire.

Këto zgjedhje të mesit të mandatit, i dhuruan shtetit të Massachusetts guvernatoren e parë lesbike, 51-vjeçaren demokrate Maura Healey. Në histori dhe Sarah Huckabee Sanders, ish-zëdhënëse për shtyp e presidentit Donald Trump, e cila do të jetë guvernatorja e parë grua e shtetit të Arkansas.

Tabutë u thyen dhe në Maryland, që njohu guvernatorin e parë me ngjyrë, me fitoren e demokratit 44-vjeçar, Wes Moore. Ai bëhet i treti në total në historinë 246-vjeçare të këtij vendi. Republikani Markaëayne Mullin, është politikani i parë autokton amerikan që zgjidhet senator në Oklahoma në thuajse 100 vite.

Në librat e historisë ka hyrë dhe demokrati James Roesener. 26-vjeçari është kandidati i parë transgjinor që fiton një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve. Nju Jorku njohu gruan e parë guvernatore në këto zgjedhje me demokraten Kathy Hochul që mundi rivalin Lee Zeldin. Tabutë u thyen edhe në shtetin e Illinois. Delia Ramirez është politikanja e parë me prejardhje latine që zgjidhet në Kongresin Amerikan.