Buxheti mbyllet me sherr, Paloka e Leskaj shahen me Ramën, PS kërkon përjashtimin e demokratëve

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:55

Buxheti mbyllet me sherr, Paloka e Leskaj shahen me Ramën, PS kërkon përjashtimin e demokratëve

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:55

Buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2023 u miratua në parim me 76 vota pro dhe 40 kundër, por votimi nuk shkoi pa incidente. Në momentin kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi mbledhjen e deputetëve për nisjen e procesit, Edi Paloka dhe Bujar Lekskaj janë konfrontuar verbalisht me kreun e qeverisë duke kaluar në ofendime banale.

E gjithë kjo situatë ndodhi kur regjia e parlamentit ndërpreu sinjalin, por në momentin e rikthimit të saj, dallohet kordoni i gardës ishte vendosur në mes kryeministrit dhe deputet Paloka. Për këtë incident, zyra e shtypit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se ka kërkuar përjashtimin prej 10 ditësh të dy deputetëve demokratë.

Ndërsa Edi Paloka, i pyetur nga A2 CNN mbi këtë ngjarje, u shpreh se i kthe u kryeministrit përgjigjen për ofendimet e shprehura një ditë më parë ndaj deputetëve të opozitës. Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal.