Ekonomia që nuk prodhon, “Shqipëria ka nevojë për një model të ri financiar, “e gjelbra” si alternativë”

Publikuar më: 10/11/2022, ora 19:38

Ekonomia që nuk prodhon, “Shqipëria ka nevojë për një model të ri financiar, “e gjelbra” si alternativë”

Publikuar më: 10/11/2022, ora 19:38

Qymyr, krom, bujqësi, fason e së fundmi Call Center. Pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, ekonomia shqiptare po rezulton e paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten. 

Në një kohë që shtetet e tjera po përpiqen të gjejnë modele të reja zhvillimi, në vend po ka pak përpjekje për t’u larguar te modeli i prapambetur e jo-produktiv ekonomik për të shkuar te ai i përparuar që prodhon.

I gatshëm për të kontribuuar për një sistem të ri ekonomik, aty ku vlera e produkteve, materialeve dhe burimeve mbahet për sa më shumë kohë të jetë e mundur dhe humbjet minimizohen është edhe Mandis.

Bazuar edhe te vlerësimet e Bankës Botërore apo Komisionit Europian, sistemi financiar ka nevojë për ndryshme thelbësore dhe ekonomia e gjelbër mund të jetë mundësia më e mirë.

Orientimi drejt ekonomisë së gjelbër, në fakt për Shqipërinë është një detyrim për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, për të krijuar një model të ri ekonomik, Shqipëria duhet të investojë te të rinjtë, me qëllim krijimin e burimeve njerëzore të përshtatshme me sistemin e avancuar financiar.