ERE miraton shtyrjen: Çmimi i energjisë nuk ndryshon për konsumatorët edhe për nëntorin

Publikuar më: 10/11/2022, ora 13:47
ERE MIRATON SHTYRJEN E FASHES frame 0 1280x720

ERE miraton shtyrjen: Çmimi i energjisë nuk ndryshon për konsumatorët edhe për nëntorin

Publikuar më: 10/11/2022, ora 13:47

Pasi u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, edhe Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mos aplikojë çmimin 42 lekë për fashën mbi 800 kilovatorë për konsumatorët familjarë për nëntorin.

Bordi i ERE-s argumentoi se vendimmarrja vjen si pasojë e mos-ndryshimit të çmimeve për Furnizuesin e Shërbimit Universal.

Aplikimi i fashës 800 kilovatorë sipas njoftimeve të mëhershme nga kryeministri Edi Rama do të duhej të ishte në zbatim prej muajit nëntor, por qeveria si fillim e Enti Rregullator më pas kanë vendosur shtyrjen e tij për muajin dhjetor.