Inflacion i lartë deri në 2024, BSH: Rritja e normës bazë do të vijojë, por më e moderuar

Publikuar më: 10/11/2022, ora 16:59

Inflacion i lartë deri në 2024, BSH: Rritja e normës bazë do të vijojë, por më e moderuar

Publikuar më: 10/11/2022, ora 16:59

Rritja e çmimeve do të na shoqërojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, teksa projeksionet e Bankës së Shqipërisë parashikojnë se inflacioni do të zbutet vetëm në vitin 2024.

Çmimet e larta të ushqimeve dhe të naftës vijojnë të japin kontributin kryesor në inflacion, por vihet re një shtrenjtim tek një gamë gjithnjë e më e gjerë produktesh dhe shërbimesh.

Mbiçmimi i lekut ndaj euros ka ndihmuar në uljen e inflacionit, së bashku me mbajtjen e pandryshuar të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Por në vijim, kërkesa konsumatore e qëndrueshme si dhe rritja e punësimit dhe e pagave, pritet të motivojnë inflacionin.

Në përgjigje të këtyre çmimeve, politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të vazhdojë të stabilizohet, që do të thotë se norma e interesit do të rritet më tej, por në një vlerë më të moderuar. Megjithatë, analizat tregojnë se kushtet financiare janë ende mbështetëse për ekonominë.

Rreziku kryesor për ekonominë vijon të jetë lufta në Ukrainë, zgjatja e së cilës ka potencialin të rrisë më tej çmimet e lëndëve të para dhe inflacionin global, si edhe të shkaktojë një recesion në ekonominë evropiane dhe botërore.