Irani ka ndërtuar raketën e tij të parë hipersonike: Një hap i madh për ne

Publikuar më: 10/11/2022, ora 11:36
Hypersonic Missile 1280x720

Irani ka ndërtuar raketën e tij të parë hipersonike: Një hap i madh për ne

Publikuar më: 10/11/2022, ora 11:36

Teherani nuk ndalet në rrugëtimin e saj drejt armatimeve, duke bërë atë që ajo vet cilëson si “një hap të madh në prodhimin e raketave”.

Sipas komandantit iranian të forcave ajrore të Gardës Revolucionare, Amirali Hajizadeh, raketa që ende nuk ka një emër dhe specifika zyrtare “është krijuar për të shkatërruar sistemet kundërraketore të armikut”, dhe mendohet se ka një shpejtësi pesë herë më të madhe se raketat e tjera që disponon regjimi i ajatollahut Khamenei.

Javët e kaluara, Irani i ka dorëzuar Rusisë dhjetëra raketa balistike Fateh-110 dhe Zolfaghar, që mund të godasin në një distancë deri në 700 kilometra.

Teherani ka pranuar dorëzimin e këtyre sistemeve, së bashku me dronët e tipit Mohajer-6 dhe Shahed-136, që i kanë dhënë disi frymë Moskës në vështirësi në fushëbetejën ukrainase, por ka deklaruar se këto furnizime kanë ndodhur para fillimit të operacioneve ushtarake të vendosura nga Putin.

Disa analistë flasin për mundësinë që përshpejtimi i teknologjisë hipersonike nga ana e Iranit, ashtu si ai i raketave hapësinore si ai i raketës Ghaem 100, që do t’i mundësojë ngritjen e satelitëve 500 kilometra nga Toka, janë fryt i bashkëpunimit gjithmonë e më të ngushtë mes dy vendeve, që nga pikëpamja ushtarake duket sikur po punojnë në simbiozë , duke shmangur kështu pasojat e sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.