Ish-kreu i Krimeve të Rënda: SPAK u mbush me propagandë, nuk ka “shkopin magjik”

Publikuar më: 10/11/2022, ora 20:12

Ish-kreu i Krimeve të Rënda: SPAK u mbush me propagandë, nuk ka “shkopin magjik”

Publikuar më: 10/11/2022, ora 20:12

“SPAK-ut i është ngarkuar më shumë se sa duhet me propagandë e me një lloj veshje emocionale që të zgjidhë gjithçka që ndodh në Shqipëri. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në opinionin publik”.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Eugen Beci, ish-drejtues i Krimeve të Rënda, teksa foli për punën dhe pritshmëritë ndaj SPAK.

Ai tha më tej se pritshmëritë që iu ngarkuan ishin të lartë, ndërsa realiteti tregoi diçka tjetër.

“Kur u ngrit SPAK-u u duk sikur gjithçka do të zgjidhej si me shkop magjik. Por është e pamundur që një strukturë që do të funksionojë me subjekte dhe legjislacion të kufizuar do të zgjidhë gjithçka mbi korrupsionin në Shqipëri. Pritshmëritë që iu ngarkuan ishin të lartë, ndërsa realiteti tregoi diçka tjetër, duke se sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit me reformën në drejtësi krijuam një problem shumë të madh. Atë që ishte arritur në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK-u nuk e mori”, tha Beci.