Juventus racional, merr fitoren e pestë radhazi

Publikuar më: 10/11/2022, ora 20:30
dc93407049a4143633f562476eeb5a69o2

Juventus racional, merr fitoren e pestë radhazi

Publikuar më: 10/11/2022, ora 20:30

Juventusi ka dalë me 3 pikë të plota nga transferta e radhës në kampionat përballë Veronës.

Ndonëse nuk zhvilluan një ndeshje perfektë, bardhezinjtë u treguan të qartë në synimet e tyre në këtë takim duke mos rrezikuar shumë dhe zgjodhën të sulmonin me kundërsulm.

Goli i fitores u shënua nga Kean në minutën e 60. Verona tentoi të kundërpërgjigjet, por pa forcat e duhura. Në fundin e takimit, vendasit pretenduan për një penallti, por VAR shoi çdo dyshim.

Tashmë Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë me 28 pikë.