Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mashtrim me kripto dhe Call Center, kreu i SPAK mesazh shqiptarëve, Policia e Shtetit ngre strukturë të re

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 12:51 | Kronikë
Mashtrim me kripto dhe Call Center, kreu i SPAK mesazh shqiptarëve, Policia

Katër persona janë arrestuar me urdhër të SPAK dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që ka mashtruar mijëra qytetarë europianë përmes Call-Center-ave në Shqipëri.

Hetimi i koordinuar nga Eurojust dhe i shtrirë në 8 shtete solli në Shqipëri edhe efektivë të Guardia Sivil spanjolle, që u përfshinë në operacionin në Elbasan dhe Vlorë.

Sipas prokurorit Ened Nakuçi, të dyshuarit paraqiteshin si brokera, ndërmjetës, që ndihmonin investitorët të fitonin shuma parash në kriptomonedhë përmes investimeve të vogla. Besimi i viktimave fitohej përmes telefonatave e më pas ata nxiteshin të investonin në platforma në internet të kontrolluara nga grupi kriminal, duke shkaktuar humbjen e parave.  

Sipas hetimit, dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 50 milionë euro në çdo tre muaj.

Kreu i SPAK shprehu vendosmërinë për hetimin e këtyre aktiviteteve dhe bëri një thirrje publike. Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, lajmëroi nisjen e punës për një strukturë të re të dedikuar për mbështetjen e veprimeve hetimore nga agjencitë vendase e ato partnere.

Përveçse në Shqipëri, operacioni i koduar “Frida REFOX” në 8 dhe 9 nëntor u shtri në Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedoninë e Veriut, Spanjë, Suedi dhe Ukraina. Në Shqipëri prej tij u sekuestruan 300 pajisje kompjuterikë, prova dixhitale, portofole kriptovalutash në vlerën 15 mijë dollarë, 90 mijë euro cash, si edhe dokumente identifikimi të shtetasve të huaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani