“Mbështesim Igli Carën për Bashkinë Durrës” Duka: Kodi Zgjedhor na detyron të dalim me listën tonë për këshillat bashkiakë

Publikuar më: 10/11/2022, ora 13:21

“Mbështesim Igli Carën për Bashkinë Durrës” Duka: Kodi Zgjedhor na detyron të dalim me listën tonë për këshillat bashkiakë

Publikuar më: 10/11/2022, ora 13:21

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar se do të mbështesin kandidatin e primareve të PD-së për kryetar të bashkisë Durrës, Igi Cara, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Duka theksoi se për Këshillat Bashkiakë forca politike që ai drejton do të dalë me listat e saj për shkak se e detyron Kodi Zgjedhor.

“Kodi zgjedhor na detyron që ne të dalim më vete, për arsye se duam të konkurrojmë për këshilltarët. Nëse futemi në kolacion me këdo, duhet të bëjmë një listë të përbashkët për këshilltarët bashkiakë që gjë nuk na konvenon se duam të garojmë, por kjo nuk na pengon që mbështesim kandidaturën e opozitës. Ne mund të bëjmë një marrëveshje politike, por marrëveshje o formale, por jo të firmosur se na penalizon kodi zgjedhor. Do të ishim të privilegjuar që të dilnim me një kandidat të përbashkët  të opozitës. Nëse mund të dalin dy kandidatë, votat tona janë vështirësisht të orientueshme drejt kandidatit fitues. Më kanë propozuar nga degët e PD, por unë mbështes Igli Carën. Është kandidati më i pëlqyer për popullin e Durrësit se mori mbi 7 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Ai primaret e veta i ka bërë”.