Muriqi: Kam parë gjëra që askush nuk duhet t’i shohë

Publikuar më: 10/11/2022, ora 12:44
muriqi 1 1185x720

Muriqi: Kam parë gjëra që askush nuk duhet t’i shohë

Publikuar më: 10/11/2022, ora 12:44

Vedat Muriqi është heroi i Mallorca në këtë sezon. Mbrëmjen e djeshme, goli i sulmuesit nga Kosova i dha fitoren 1-0 ekipit të tij ndaj Atletico Madrid, ndërkohë që ishte goli i pestë radhazi në 5 javët e fundit të kampionatit spanjoll.

Në një intervistë për “Cadena Ser”, Muriqi bëri shaka me deklaratat e trajnerit të tij, që pati thënë se ai ishte shumë i shëmtuar.

“Javier Aguirre ka të drejtë, shumë i shëmtuar jam. Mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë”, tha sulmuesi, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, por nuk pranon të krahasohet me emra të mëdhenj.

“Unë ende nuk jam idhull, kam vetëm 7 muaj këtu, por shpresoj ta përfundoj këtu karrierën dhe të them që kam qenë idhull i tifozerisë së Mallorca. Nuk jam në lartësinë e Eto’o apo Webo”, theksoi sulmuesi i Kosovës.

Muriqi foli edhe për jetën e tij personale: “Kam nisur të punoj që kur isha 9 vjeç. Për disa vite kam punuar edhe kamerier në Kosovë. Kam përjetuar luftën, kam parë gjëra që askush nuk duhet t’i shohë”.