Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Një 17-vjeçar ngjit Lazion në vendin e dytë në Serinë A

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 23:00 | Futboll
Një 17-vjeçar ngjit Lazion në vendin e dytë në

Lazio ka triumfuar me një gol të realizuar nga talenti 17-vjeçar Luka Romero ndaj Monzës. Skuadra e Sarrit vuajti përballë Monzës, madje pësoi edhe një gol në fillimin e ndeshjes nga Petagna, i cili më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, ky është një takim, të cilin talenti Luka Romero nuk do ta harrojë kurrë. I aktivizuar pak minuta nga Sarri në ndeshjet e fundit, ai u fut si zëvendësues në pjesën e dytë në këtë ndeshje, të cilën e vendosi pikërisht goli I tij I parë në Serie A.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Milani, por me një golavarazh më të mirë, 8 pikë nga Napoli i vendit të parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani