Pas Trump, edhe Biden lë të hapur mundësinë për rikandidim

Publikuar më: 10/11/2022, ora 07:16
biden 8 1280x720

Pas Trump, edhe Biden lë të hapur mundësinë për rikandidim

Publikuar më: 10/11/2022, ora 07:16

Presidenti i SHBA-së ka deklaruar se mund të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, Joe Biden ka pohuar se një vendim i tillë do të merret më vonë dhe në konsultim me familjen e tij.

Biden mbush 80 vjeç, këtë muaj, dhe është përballur me pyetje nëse do të kërkojë një mandat të dytë.

“Synimi ynë është të kandidojmë sërish, ky ka qenë qëllimi ynë. Por ky është në fund të fundit një vendim familjar”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Biden, familja e tij donte që ai të kandidonte dhe ai nuk ndihej i nxituar për të marrë një vendim përfundimtar. Por kjo, theksoi ai, nuk ka lidhje me njoftimin e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili gjithashtu pritet të kandidojë.

Të inkurajuar nga rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, më të mira se sa pritej, strategët demokratë të mërkurën parashikuan se presidenti amerikan Joe Biden do të kandidojë përsëri pavarësisht nga sondazhet e daljes që tregojnë se dy të tretat e votuesve, përfshirë 43% të demokratëve, preferojnë që ai të mos kërkojë rizgjedhje.

Biden i ka kaluar dy vitet e tij të para në detyrë duke paralajmëruar kërcënimet ndaj demokracisë pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021 dhe nuk pranuan fitoren legjitime të Bidenit .

Republikanët ka të ngjarë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por e ashtuquajtura “vala e kuqe” e republikanëve nuk ndodhi.