Reja: 5 lojtarë të kampionatit shqiptar, gati për Kombëtaren

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:47
reja 1280x720

Reja: 5 lojtarë të kampionatit shqiptar, gati për Kombëtaren

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:47

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, deklaroi pas miqësores së humbur 1-0 ndaj Katarit, se 5 futbollistë të kampionatit shqiptar janë gati për të luajtur në ndeshjet zyrtare me fanellën kuqezi.

“Ishte një paraqitje e kënaqshme, jam i kënaqur nga djemtë që punuan mjaft mirë gjatë kësaj periudhe. Meritonim një rezultat më të mirë, përballë një skuadre të fortë. Katari ka një ekip të mirë, fizik dhe teknik. Edhe ne ishim në nivelin e duhur. Nuk na u akordua një penallti e pastër, ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Megjithatë, paraqitja e skuadrës ishte e rëndësishme. Më pëlqyen të gjithë lojtarët, por 4-5 elementë do t’i afroj në Kombëtaren A”, tha trajneri italian.