Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shmanget tragjedia, momenti kur policët heronj i shpëtojnë jetën foshnjës njëmuajshe

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 12:32 | Aktualitet

Dy efektivë të Policisë së Kansas Sitit në Misuri, SHBA, janë quajtur heronj të vërtet pasi i shpëtuan jetën një foshnje njëmuajshe, e cila nuk po merrte frymë.

Video e shpëtimit të vajzës së vogël u shpërnda në llogarinë në Facebook të policisë, ku mijëra komente kanë falënderuar dhe përgëzuar dy efektivët, Richard DuChaine dhe Charles Owen, për veprimin e tyre heroik.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar, kur policia mori një telefonatë ku kërkohej ndihmë, pasi foshnja nuk po merrte frymë. Me të mbërritur në banesën e familjes, dy efektivët nisën të shtypnin beben me dorë në kraharor dhe kurriz. Vogëlushja ishte prekur me një virozë që i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Fatmirësisht, pas disa sekondave, bebja nisi të merrte frymë përsëri.

Mamaja e saj tha për mediat lokale se foshnja është në spital dhe merr frymë me ndihmën e aparatit respirator, por është në gjendje të mirë dhe do të kthehet shpejt në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë