Si funksiononte skema e mashtrimit me kriptomonedha, detajet nga Eurojust

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:08
hypatia h 377717adfe2d0530acc443cf6e88dd1b h 21c31b2cf973d8645912a495f37c0002 1082x720

Si funksiononte skema e mashtrimit me kriptomonedha, detajet nga Eurojust

Publikuar më: 10/11/2022, ora 14:08

Agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, Eurojust, ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar në disa shtete të kontinentit, përfshi Shqipërinë, për të çmontuar skemat e mashtrimit me kriptomonedhat.

Sipas Eurojust, në të gjithë këtë skemë, kanë rënë pre qindra mijëra persona në të gjithë botën.

Operacionet janë zhvilluar në datat 8-9 nëntor në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, ku janë arrestuar 5 persona.

“Të dyshuarit i përkisnin grupeve të krimit të organizuar që janë përfshirë në skema mashtrimi me investimet në kriptomonedha. Rrjeti kriminal përdorte dhjetëra “call center” në disa shtete dhe qindra platforma online për të kryer aktivitetin kriminal. Të dyshuarit prezantoheshin si “broker” që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash përmes investimeve të vogla. Në të vërtetë, ato mashtronin klientët duke i drejtuar të investonin në platforma të ngritura prej tyre, ku më pas humbisnin paratë”.

Sipas Eurojust, nga hetimet rezulton se skema ishte ngritur të paktën prej vitit 2016 dhe dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 1 miliardë euro – 50 milionë euro çdo tremujor.

“Call center”-at e kontrolluar

Shqipëri: 6

Gjeorgji: 5

Ukrainë: 3

Maqedoni e Veriut: 1

Të arrestuar:

Shqipëri: 5

Gjeorgji: 1

Eurojust thotë se janë sekuestruar mbi 500 pajisje elektronike (laptopë, kompjuterë, usb, etj.)