Spaho “godet” Alibeajn: Është faktor negativ, nuk do ribashkim, kandidatët tonë dalin nga primaret

Publikuar më: 10/11/2022, ora 16:18

Spaho “godet” Alibeajn: Është faktor negativ, nuk do ribashkim, kandidatët tonë dalin nga primaret

Publikuar më: 10/11/2022, ora 16:18

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka gjykim të prerë për atë që formalisht është ende kreu i grupit parlamentar të partisë së tij.

“Alibeaj është faktori negativ që nuk dëshiron i pari  të ketë një negociatë dhe bashkim për zgjedhjet e 14 majit, ata që do të na përfaqësojnë do të dalin nga primaret. Këtë e kemi pasur edhe në statutin e Bashës. Po doli ky si pretekst, do të thotë se ke ardhur me skenar tjetër. Shumica prej tyre e do bashkimin, por jo të gjithë, ka edhe disa që shohin interesat e biznesit, disa e kanë ideologjike, e kanë me zotin Berisha, por disa janë peng të tenderave të Edi Ramës, dhe jo interesave partiake”, deklaroi ai i ftuar në A2 CNN.

 Spaho nuk mohoi faktin që PD mund të paraqitet e ndarë më 14 maj. “ Bashkimi është si martesa, duhet ta duan të dy palët, nuk është gjëmë as për PD as për Shqipërinë.